Vjosa Osmani del kundër LDK-së: Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë për mocionin e ngritur nga LDK-ja ka thënë se në një Qeveri të re teknike unë nuk mund të përfshijë në vete postin e kryetarit të Kuvendit.
Ajo madje ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike, por të përqëndrohet në luftimin e kësaj pandemie dhe të merret me sfidat e qytetarëve të Kosovës.
Osmani po ashtu ka bërë të ditur se është kundër mocionit të ngritur nga partia e saj ndaj Qevrrisë Kurti.
“Në një Qeveri të re teknike unë nuk mund të përfshijë në vete postin e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të jetë pjesë e pazareve të koalicionit.
Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike, por të përqëndrohet në luftimin e kësaj pandemie dhe të merret me sfidat e qytetarëve të Kosovës, prandaj mendoj se nuk do të duhej një qeverie e tillë teknike.Neni 95.pika 5 tregon qartë procedurat se kujt mund t’i jepet e drejta e formimit të Qeverisë, aty flitet për partinë apo koalicionin që ka dalë i pari deh nëse partia e parë nuk propozon apo nuk arrin të formojë një shumicë të re, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje dhe kjo është e qartë. ”, ka thënë ajo./IndeksOnline/