15:46 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku s’votojnë për projektligjin e demarkacionit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka dalë kundër demarkacionit i cili nëse ratifikohet në Kuvend, i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku si anëtare të Komisionit për Punë të Jashtme nuk kanë votuar fare projektligjin për ratifikimin e demarkacionit. Ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së, me përjashtim të deputetit Dukagjin Gorani i cili ka abstenuar.

Ndërsa, deputetët e koalicionit qeveritar kanë votuar pro projektligjit. Kryesia e Kuvendit pritet të caktoj sot datën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtohet dhe ratifikohet marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, sot gjatë ditës, Grupi Parlamentar i LDK në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, janë zotuar se do ta votojnë unanimisht demarkacionin.