75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani dhe Vlora Dumoshi nderojnë vepren e Adem Mikullovcit, duke bërë homazhe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për aktorin, Adem Mikullovci.

No description available.
No description available.

Nderime për figurën e aktorit të ndjerë kanë bërë edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

No description available.
No description available.
No description available.

Vlen të përmendim faktin se Mikullovci ka ndërruar jetë sot në moshën 81- vjeçare.

Ai do të kujtohet për veprat e tij artistike, duke lënë një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën tonë.  

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.

Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.