10:14 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / B O

Vjosa Osmani dhe Vuçiq sot takime të ndara me Scholz e Macron!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takojë në Pragë dy liderët evropian, Scholz e Macron.

Osmani po qëndron në kryeqytetin çek në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Liderët e Gjermanisë e Francës më pas do të takojnë edhe presidentit serb, Vuçiq.

Scholz e Macron pritet që në takimet me dy presidentët të shtyejn Kosovën e Serbinë drejt vazhdimit të dialogut.

Mbetet të shihet nëse takimi i Osmanit me Scholz e Macron do të jetë një shtytje për Kosovën edhe për liberalizimin e vizave para 13 tetorit, datës që mund të jetë historike në këtë temë./Indeksonline/