13:13 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vjosa Osmani e Bali Muharremaj bëjnë nderime në kujtim të Ukë Bytyçit

Sot, më datë 27.10.2019, shënohet 17 vjetori i vrasjes së ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi, shkruan Indeksonline.

Komuna e Suharekës po mban Akademinë Përkujtimore në Biblotekën e Qytetit e cila filloi në orën 12:00.

Aty po merr pjesë kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, kandidatja për kryeminstre Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Blerim Kuçi dhe emra të tjerë të njohur nga skena politike të cilët po bëjnë nderime.

Kujtojmë që ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi u vra më 27 tetor 2002 në fshatin Leshan, duke tronditur gjithë skenën e atëhershme politike./Indeksonline/