10:39 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani e heq fotografinë e Thaçit, e vendos atë të Ibrahim Rugovës

Vjosa Osmani e ka nisur ditën si kryeparlamentare e Kosovës.

Kryetarja e parë femër e Parlamentit të Kosovës e ka marrë vendimin e parë në detyrë, shkruan Indeksonline.

Ajo e ka hequr fotografinë e presidentit Thaçi nga zyra e saj, duke e vendosur fotografinë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett është mysafiri i saj i parë në zyrën me fotografinë e Rugovës./Indeksonline/