75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 22 Janar 2026 / H F

Vjosa Osmani e vetmja grua lidere në “Bordin e Paqes” së Donald Trumpit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po afirmohet si udhëheqëse e jashtëzakonshme në rajonin e Ballkanit, duke u bërë e vetmja lidere grua që merr pjesë një nismë ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet.

Ky rol u konkretizua me nënshkrimin e anëtarësimit të Kosovës në “Bordin e Paqes”, një iniciativë e nisur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton IndeksOnline.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani zhvilloi një bisedë të ngrohtë me presidentin Trump, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe vizionin e saj për një Ballkan të qëndrueshëm dhe paqësor. /IndeksOnline/