10:24 / E Martë, 06 Prill 2021 / OSH

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht pranon detyrën e presidentes

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është presidente e re e vendit.

Në sheshin “Ibrahim Rugova”, Osmani pranoi detyrën e re nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

. Vjosa Osmani paraprakisht kaloi pranë gardës së FSK-së, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm figura të njohura si kryeministri Kurti me kabinetin e tij, ambasadori Kosnett dhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike.

Pas pranimit të detyrës, gjatë ditës janë paralajmëruar edhe disa aktivitete nga presidentja Osmani./Indeksonline/