Vjosa Osmani: Familja Jashari, flamuri i përhershëm i lirisë së Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në seancën solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari, duke e cilësuar atë si simbol të përhershëm të lirisë dhe qëndresës së popullit të Kosovës.
Ajo theksoi se familja Adem Jashari u shndërrua në një “kala të qëndresës”, ndërsa kullat e tyre në Prekaz mbeten flamur i përhershëm i lirisë së Kosovës. Sipas Osmanit, nga Prekazi nisi orteku i lirisë që nuk u ndal kurrë dhe u bë kushtrim për gjithë vendin.
Ajo rikujtoi se 58 anëtarë të familjes Jashari sakrifikuan jetën, duke u bërë dritë dhe frymëzim për një popull të tërë. Presidentja theksoi se kjo sakrificë tregoi se liria nuk është dhuratë, por rezultat i sakrificës së madhe.
Osmani shtoi se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme për çlirimin e vendit dhe se ajo u mbështet nga miqtë e Kosovës në mbarë botën.
Sipas saj, familja Jashari vazhdon të qëndrojë në piedestalin më të lartë të historisë së sakrificës për atdheun.
Presidentja theksoi se sa herë që dikush dyshon në forcën e popullit të Kosovës, mjafton të përmendet emri i Adem Jasharit dhe familjes së tij për të kujtuar çmimin e lirisë./Indeksonline/

