75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vjosa Osmani flet para marrëveshjes së madhe

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar të shpeshtohen zërat që kërkojnë të respektohet vullneti qytetar për një koalicion me Vetëvendosjen.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Sipas saj, vullneti i 6 tetorit duhet respektuar dhe kushdo që luan me këtë vullnet është duke luajtur me fatin e Kosovës.

“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual. Pavarësisht sfidave që i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ia kujtojmë vetes se nuk ka asgjë më të shenjtë se vullneti qytetar. Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-VV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetareve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”, ka thënë Osmani për Expresin.

Tejkalimin e mospajtimeve sot e ka kërkuar edhe deputeti i zgjedhur, Haxhi Avdyli.