18:02 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani flet për takimin me ambasadorin Grenell, përmend formimin e qeverisë së re

Gjatë ditës së sotshme, i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell u takua me Albin Kurti dhe me delegacionin e LDK-së.

Pas këtij takimi, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shkruar një postim në Facebook, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 5 people, people sitting and table

Osmani ka thënë se shpresoj ta thellojmë me bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila sipas nënkryetares të LDK-së, duhet të formohet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Sot në LDK kishim kënaqesinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.
Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë.
Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor