Osmani: Historia nuk do ta na falë, nëse ne hapim një kapitull të ri, pa e lexuar faqen e së djeshmes dhe të së sotmes

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para deputetëve, në 21- vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se 21 vjet pas ne kujtojmë të kaluarën tonë,dhe përpjekjet e gjata për lirinë e Kosovës.
“Historinë e kemi në krah, Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në vendet e ish-Jugosllavisë. Ishin 1.133 fëmijë, shumë prej tyre foshnja disajavëshe”, tha Osmani para deputetëve
Ajo ka falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë, falë të cilëve sot ne gëzojmë lirinë.
Osmani ka kujtuar të rënët e vendit dhe në mesin e të cilëve ishin edhe 1 mijë e 133 fëmijë, prej të cilëve ishin edhe foshnja disajavëshe.
Kryeparlamentarja Osmani ka theksuar se historia nuk do të na falë nëse ne hapim një kapitull të ri, pa e lexuar faqen e së djeshme dhe të së sotmes.