75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Vjosa Osmani i referohet Albin Kurtit: Urdhno kryeministër!

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Në fillim të konferencës, Osmani i është drejtuar Kurtit si kryeministër.

“Fillimisht na falni për ndërrimin e lokacionit… urdhëro kryeministër!”.

“Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet”, ka vazhduar Kurti me lavde kundrejt saj.

Kurti ka thënë se tani ka shumë punë përpara, porse janë të zellshëm dhe të palodhshëm.

“Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar politike, do të garojmë me një listë të përbashkët, për të frymuar sic frymoni ju, për të guxuar sic guxoni ju. Kjo marrëveshje ka qëllime të përbashkëta, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, baraza për të gjithë. Jemi të vendosur për të luftuar për një shtet pa korrupsion, për secilin nga ju”. /IndeksOnline/