Vjosa Osmani: Ka ardhur koha që BE të marr vendime konkrete

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka mbërritur në Prishtinë nga Maqedonia e Veriut pas takimeve që ka zhvilluar atje në kuadër te turneut të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Pas takimit, presidentja Osmani ka thënë se vizita e Ursula von der Leyen e rikonfirmon përkushtimin e komisionit për Kosovën dhe është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na qëndroi pranë.
“Shpresojmë që përmes një bashkëpunimi të afërt, të sjellim projekte për përmirësimin e infrastrukturës së energjisë:, ka thënë Osmani.
Ajo beson se ka ardhur koha që BE-ja të marrë vendime konkrete dhe se Kosova duhet të kërkoi mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së.
Presidentja ka përsëritur edhe një herë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.