Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, do të qëndrojnë bashkë çdo herë

Në kujtim të 11 shtatorit 2001, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore, e cila ndodhet ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova dhe populli i saj, si populli më pro amerikan në botë, kanë qëndruar me popullin amerikan edhe atëherë kur ndodhi sulmi terrorist e qëndrojnë edhe sot.
“Kosova dhe SHBA-ja do të qëndrojnë bashkë çdo herë në luftimin e terrorizmit edhe në luftimin e të gjitha fenomeneve negative”, ka thënë Osmani./IndeksOnline/