75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Vjosa Osmani kujton 21 vjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve në Mitrovicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 21 vjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve në Mitrovicën Veriore. Në një dalje publike Osmani ka thënë se para 21 vitesh në 3 dhe 4 shkurt 10 shqiptarë u vranë 25 u plagosën dhe 1564 familje u dëbuan nga banesat e tyre për shkak të serbëve.

Gjatë fjalës së saj Osmani ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë  as paqe dhe as stabilitet nëse njerëzit nuk do të lëvizin lirishëm  dhe të jetojnë të qetë. Ajo gjithashtu ka thënë se këto krime duhet të trajtohen nga organet e drejtësisë dhe se këto krime nuk duhet të përsëriten më.

“Njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre. Nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur.

“Koha është që tërësia territoriale e Kosovës të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë. Për një Kosovë në të cilën krimet nuk mbeten statistika në raporte, por trajtohen në organet e drejtësisë! Që historia e 3-4 shkurtit kurrë më të mos përsëritet, nevojitet vendosmëri dhe guxim shtetëror për ta garantuar sigurinë e secilit qytetar të Kosovës, në çdo cep të saj. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët shqiptarë të varë me 3-4 shkurt!”, ka thënë ndër të tjera Osmani.