Vjosa Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Dha shembullin e gruas së pathyeshme

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka kujtuar ish-nënkryetaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin në nëntë vjetorin e vdekjes së saj, transmeton IndeksOnline.
Osmani me fjalë të mëdha e ka kujtuar Kelmendin, duke thënë se ajo dha shembullin e gruas së pathyeshme, e cila arriti që dhimbjen e saj personale për humbjen e më të dashurve të saj, bashkëshortit dhe dy djemve, ta shndërroi në mjet qëndrese e në mjet për bashkëveprim politik.
Osmani ka thënë tutje se Kosova sot ka nevojë për burra e gra të dinjitetshëm siç ishte Nekibe Kelmendi.