75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Vjosa Osmani: Më 14 shkurt do t’u japim pensionimin politik atyre që thonë qytetari nuk vendos

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin përmbyllës në Prishtinë dhe Vjosa Osmani, e cila në listën e Vetëvendosjes mban numrin 2, ka thënë se më 14 shkurt qytetarët do të vendosin për Qeveri të shpresës, Qeveria e cila nuk do të zgjasë vetëm 52 ditë, por për 4 vjet.

Ajo ka thënë se vota për numrin 127 është votë kundër korrupsionit dhe mesazh për kapësit e shtetit.

Pjesë nga fjalimi i saj:

127, mbajeni në mend është votë kundër korrupsionit, është një mesazh për kapësit e shtetit, hapni rrugë, sepse ndryshimi po vjen

I madh e i vogël, secili qytetar me të drejtë vote ka votuar me vullnet që ta bëjë Kosovën shtet të pavarur. 20 vjet pas të gjithë bashkë do ta bëjmë Kosovën shtet, duke i larguar e dërguar në pension ata që kurrë nuk u interesoi interesi juaj, por vetëm xhepat e vet.

Qeverinë e shpresës por jo vetëm për 50 ditë por për 4 vjet. Ky ka qenë vullneti juaj, ju jeni ata që na keni bashkuar,