75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 22 Mars 2021 / A. M.

Vjosa Osmani: Na priftë e mbara, sot u realizua vullneti i qytetarëve!

Vjosa Osmani ka uruar zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh u.d. të presidentit, Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit.

Ajo ka uruar punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.

“Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të isha në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoja, duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.

May be an image of 2 people and people standing

Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.  Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë. U uroj që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/

May be an image of one or more people, people sitting, people standing and indoor