75 Mall Live Search
07:14 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Vjosa Osmani nderon ish-presidentin Ibrahim Rugova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit do ketë një sërë aktivitetesh.

Në orën 09:00, Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në orën 13:00, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.