20:59 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Ngritja ime në parti nuk ka ardhur nga kundërshtimi im

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas një kohe të gjatë ka dalur në një intervistë për media. Plasaritja e madhe me partinë nga dhe vjen LDK-në ka ngritur shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së saj. Ajo ka folur në lidhje me pozionimin e saj në LDK-në, parti kjo me të cilën së fundmi ajo po ka dallim të mëdha. Derisa LDK u terhoq nga koalicionin me Vetëvendosjen duke i ngritur mocion mosbesimi, ishte Osmani ajo e cila nuk votoj pro këtij mocioni, transmeton IndeksOnline.

Derisa ngritja e saj në politik dhe në parti u cilësua si pasojë e  kundërshtive që ka pasur brenda partisë për tema të ndryshme, ka thënë se kjo nuk qëndron.

E në anën tjetër, afërsia e saj me kryeministrin në detyrë Albin Kurti,  vazhdon të komentohet për çka ajo deklaroi se është gabim i madh te mendohet se nëse një  grua që është në politik të lidhet me qëndrimet e një burri në politik.

“Në radhë të parë është gabim shumë i madh, nëse një grua është një politik të lidhet me qëndrimet e një burri në politik, domosdoshmërish me një burrë të jetë e lidhur, unë jam duke mbrojtur qëndrimet e mia, ato asnjë nuk kanë ndryshuar. Pyetja ime themelore është ku kam ndryshuar unë, nuk është se partia ime nuk i ka ditur qëndrimet e mia. Është zhvillim pozitiv për Kosovën, që qeveria dhe Kuvendi të kenë bashkëpunim të mirë. Kjo do të duhej të shihej si diçka pozitive. Ne kemi këtë bashkëpunim sepse e kërkon kushtetuta”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se është e bindur se qëndrimet e saja si në relacion me PDK-në dhe çështje të tjera, vazhdojnë të mbesin të njëjta dhe se qëndrimet e saja partia dhe kryesia e saj i ka pasur të njohura edhe më parë./IndeksOnline/