23:43 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Një bashkëpunim i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se LDK ka qëndrime të ndryshme ideologjike me Vetëvendosjen, por bashkëpunimi me ta është i mundshëm.

Osmani, në RTV Dukagjini, ka thënë se përkundër këtyre dallimeve në Kuvend LDK ka pasur bashkëpunim me LDK-në.

“Një koalicion i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm dhe siç e dini ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në Kuvend”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se LDK me Vetëvendosjen kanë bashkëpunim të mirë edhe në nivel kryetarësh.

Ajo ka thënë se për koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore do të vendosin organet e partisë.

“Pasi t’i fitojmë zgjedhjet, për koalicione vendosim bashkë në Këshill të Përgjithshëm dhe në Grup Parlamentar”.

Osmani ka thënë se ideologjikisht LDK dhe Vetëvendosje janë të kundërta, pasi LDK është parti e djathtë, ndërsa Vetëvendosje e majtë.

“Ideologjitë i kemi të kundërta, por qëndrimet politike i kemi në rregull”, shtoi më tej Vjosa Osmani.