Vjosa Osmani në manifestimin e FSK-së: Pavarësia e vendit s’do të arrihej pa prijësin e vendit, Ibrahim Rugova dhe pa UÇK-në
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në manifestimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës ka thënë se pavarësia e Kosovës s’do të arrihej pa prijësin e vendit, Ibrahim Rugovës, pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa komandatin Adem Jasharin, shkruan IndeksOnline.
Ajo falënderoi të gjitha shtetet mike që kontribuan në çlirimin e Kosovës, në veçanti SHBA-në, Nato-n e BE-në.

Osmani tha synimi i vendit është intergrimi në anëtarësimin në BE.
“Pavarësia e vendit s’do të arrihej pa prijësin e vendit, Ibrahim Rugovës, pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa komandatin Adem Jashari, pa të cilët lirina e vendit do të mbetej vetëm ëndërr.
Duke shikuar mbrapa 13 vjet pas e shohim rëndësinë e lirisë sonë dhe të mbështetjes nga vendet mike që dhanë kontribut të çmueshëm në lirinë e pavarësisë sonë, u jemi përjetesisht mirënjohës SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe gjithë botës demokratike.
Të nderuar, rrethanat e krijuara nga pandemia na kanë privuar të kishim musafirë të shumtë ndërkombëtarë”, tha ajo./IndeksOnline/




