75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani s’e përmendi kryeministrin Avdullah Hoti në fjalimin e saj, në seancën solemne

Kryekuvendarja Vjosa Osmani nuk e përmendi kryeministrin Avdullah Hoti në fjalimin e saj hyrës në seancën e sotme solemne në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani, ka zhvilluar një seancë solemne për nder të 21- vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Kryekuvendarja Osmani u është drejtuar të pranishmeve me një fjalë rasti për nder të Ditës së Çlirimit, mirëpo nuk e ka përshëndetur fare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ishte i pranishëm në seancë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar deputetë të Kuvendit, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, ndjehem shumë e nderuar që mund t’ju drejtohem sot nga foltorja e tempullit të Demokracisë, Kuvendit të Republikës…”, ka qenë fjala hyrëse e kryetare së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.