Vjosa Osmani pati sot kundërshtar bashkëshortin e saj në Komisionin e Jashtëm
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën raportoi ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Pacolli para komisionit u deklarua lidhur me raportimet e shumta për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Por është pikërisht kryetarja e këtij komisioni, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila në këtë mbledhje përballë vetes si ‘kundërshtar’ pati bashkëshortin, Prindon Sadriun.

Sadriu ndryshe është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku funksionon si Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe, transmeton Indeksonline.
Mbledhja nisi me kundërshtime të shumta në mes Pacollit dhe Osmanit, përderisa nuk mungoi edhe një lloj tensioni gjatë raportimit./Indeksonline/

