Vjosa Osmani pret në takim ‘të artën’ e Kosovës, Majlinda Kelmendi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë.
Sot gjatë ditës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në Kabinetin e Presidencës, Majlinda Kelmendin, Driton Kukën dhe Nora Gjakovën, shkruan IndeksOnline

Ata biseduan rreth sportit dhe sukseseve që ka xhudo në arenën ndërkombëtare.
Kujtojmë që sporti i xhudos është më i suksesshmi në Kosovë. Madje, ky sport ka edhe një medalje të artë të fituar në Lojërat Olimpike ‘Rio’./IndeksOnline/

