11:28 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vjosa Osmani “qorton” Shpejtim Bulliqin

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka kundërshtuar sugjerimin e kryetarit të Komisionit për çështjen e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit e Zi, Shpejtim Bulliqit, i cili iu ankua deputetëve që mos t’i parashtrojnë pyetje politike sai përket kësaj çështje.

“Zotëri Bulliqi nuk mund t’ia ndalojmë se çfarë të flasin. Për hir të sqarimit të çështjeve që janë ngrit në raportin e juaj, të jenë pyetje precize por pyetjet tona do të lidhen me raportin e juaj. Nuk ka nevojë nga ana e juaj tu përcaktohet tematika se çfarë t’ju pyesin. Nëse nuk doni t’i përgjigjeni, kjo mbetet te ju”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline

Ndërsa, kundërpërgjigja e Bulliqit ishte se do të kursehen nga pyetjet politike ndërsa do tu përgjigjet vetëm atyre profesionale. /Indeksonline/