75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani rikthehet në “gjirin” e LDK-së, në Prizren

Prizreni ka qenë sot nikoqire e shumë figurave e personaliteteve nga fusha të ndryshme.

Me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mbajtën një sërë aktivitete e vizita.

Ndërsa, në këtë shënim të ngjarjes mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Indeksonline.

E njëjta u pa e shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Po ashtu afër Osmanit, ishte edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Kujtojmë, që Osmani ka qenë edhe tejet e komentuar ditëve të fundit për shkak të akuzave në adresë të familjes së saj./Indeksonline