10:46 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Osmani: RTK1 duhet të transmetojë seancën vetëm në gjuhën shqipe

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, gjatë seancës së Kuvendit i ka bërë një vërejtje Radiotelevizionit të Kosovës për transmetimin në gjuhën serbe në RTK1, shkruan IndeksOnline.

RTK 1 në fillim të seancës ka përkthyer fjalimet e deputetëve në gjuhën serbe.

Osmani ka thënë se RTK1 duhet të transmetojë seancën vetëm në gjuhën shqipe ndërsa RTK2 dhe RTK3 është për komunitetet jo shumicë.

“Një vërejtje ju lutem, para pak minutsshe mora informatën që RTK1 ka transemtuar seancën në gjuhën serbe, RTK1 duhet të transmetojë seancën vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa RTK2 dhe RTK3 është për komunitetet jo shumicë”, tha ajo./IndeksOnline/