13:07 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani shënon ditën ndërkombëtare të turizmit me një video me bukuritë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, se rastin e ditës ndërkombëtare të turizmit, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës.

“Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj. Dashuria e tij për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave.