75 Mall Live Search
12:11 / E Hënë, 20 Prill 2020 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Testet e dërguara nga Serbia nuk i fshijnë krimet që ka kryer ajo në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pasi ka dalur nga takimi që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti , ka komentuar në lidhje me testet që kanë ardhur nga Serbia, duke thënë se  dhurimi i këtyre testeve nga shteti serb, nuk zhbën krimet që ka kryer ky shtet ndaj Kosovës, raporton IndeksOnline.

“Unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë por e gjithë bota e ka të qartë se cila janë krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë dhe janë dëshmuar në gjykata ndërkombëtare dhe Serbia në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma por kjo nuk e shlyen të kaluarën e afërt që kemi kaluar secili prej nesh”, tha ajo.

Ajo tutje ka theksuar se në këtë takim është informuar nga afër në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga ana e institucioneve të vendit.

Ajo po ashtu ka informuar të gjithë për rolin e Kuvendit në këtë situatë.

” I kam informuar të pranishmit në lidhje me përpjekjet qe ka bërë kuvendi, me nisma legjislative që janë ndërmarr dhe janë për momentin më procedurë, pastaj vazhdojnë me takimet që kam pasur me kryetar të komunave e me ministra e deri tek kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues ndërkombëtar, ku kemi kërkuar ndihmë dhe përkrahje, coftë dhe për ndihmë financiare, kërkesat e Kosovës që të ketë ndih nga shtetet e ndryshëm  me aparatura, nuk kanë mundur të ofrohen për shkak se edhe këto shtete kanë telashe të njëjtë, ndërsa i jemi shumë falënderues për mjetet financiare”, ka thënë ajo.

Për kalimin e këtyre projektligjeve ajo ka thënë se duhet të ketë konsensus të plotë politik.

“Për momentin nuk dihet se si do të procedojmë me këto ligje sepse për çështje siç është luftimi i kësaj pandemi duhet të kemi konsensus më të madh politik, dhe duhet të mos politizohet, prandaj pjesëmarrja sot, ishte për të treguar , dhe duhet çështjet politike t’i lëmë anash”, theksoi Osmani.

Ajo ka thënë po ashtu se ka marrë informata nga ministri i Shëndetësisë na ka informuar se deri sot përveç disa vështirësi që kanë hasur, kanë qenë shumëfish më të mëdha, përderisa ka shtete të tjera , është trashëguar një sistem shëndetësor i shkatërruar. Ndërsa ka thënë se 13 mijë e 500 teste të tjera priten të vijnë  shumë shpejtë do të vijnë.