22:49 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Vjosa Osmani thotë gjatë muajit mars në Kosovë vijnë vaksinat anti-Covid

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është shprehur se vaksinat anti-Covid në Kosovë do të vijnë në javën e parë apo të dytë të muajit mars, shkruan Indeksonline.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për “kallxoPërnime”, tek Jeta Xharra.

Osmani është shprehur se për ardhjen e vaksinës nuk është informuar nga Ministria e Shëndetësisë por nga partnerët ndërkombëtarë.

Kontingjentin e parë të vaksinave do ta sjellë COVAX në Kosovë.

“Ne nuk kemi marrë informata nga Ministria e Shëndetësisë. Por në kontakt me partnerët ndërkombëtare nga ajo çka jemi informuar është që Kosova pritet që si pjesë e COVAX në mars, në javën e parë ose të dytë të marsit, të sjellë kontingjentin e parë. Nuk mund të përmend një numër të saktë, por ato do të jepen në bazë të kategorive. Kontingjenti i dytë pritet të vijë në qershor”, ka thënë ajo.

U.d e presidentit, është shprehur se Qeveria ka kontaktuar edhe Austrinë që të marrë një kontingjent i cili pritet që të arrijë diku ka shtatori”.