22:53 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani tregon kur do ta bëjë publike se a do të kandidoj për kryetare të LDK-së

Janari i vitit 2019 do jetë koha kur Vjosa Osmani publikisht do ta tregoj vendimin e saj nëse do të kandidioj ose jo për kryetare të LDK-së.

Ajo ka thënë se ende nuk ka vendosur për këtë gjë, ngase është herët por se fillimi i vitit të ardhshëm do ta bëjë një gjë të tillë .

Paraprakisht Osmani ka thënë se do të shohë përkrahjen që ajo ka nëpër degë e nëndegë.
E sidomos në struktura

“Unë nuk kam marr vendim ende por do ta marr këtë vendim ne fillim të vitit të ardhshëm sepse vetëm atëherë do të dihen rrethanat do të dihet saktësisht se si po shkon organizimi në nivel të nëndegëve si po shkojnë në degë dhe nëse sho se procesi është në rregull, natyrisht duhet me pa sa është përkrahja në struktura sepse unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkrahjen masive të elektoratit.

Sikur të pyetesha unë sistemi do të ishte një anëtarë një votë “ ka thënë Osmani për Blic.