00:19 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerina Racaj

Vjosa Osmani tregon se forca e zërit dëgjohet kudo

Sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, atë të Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës.

E në këtë të fundit, u bë ndryshim pas dy dekadash. Nga sot Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me Llap, me kryetar Shpejtim Bulliqi, transmeton Indeksonline.

Pa komentuar shumë, por me një postim në Tëitter, U.D e Presidentit, njëherit kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka publikuar një këngë.

Bëhet fjalë për atë të këngëtares së famshme Alicia Keys në bashkëpunim me Brandi Carlile, e që flet pikërisht për forcën e zërit.

“Sepse, ti ke zë”, shkruan shkurt, Osmani./Indeksonline