19:25 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani ulet tek deputetet e pavarur, e pakënaqur me LDK

Nuk është hera e parë që deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani është e pakënaqur me partinë e saj. 

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku u diskutuar rreth rezolutës për dialogun, deputetja Osmani nuk u ulë  te ulëset e LDK-së.

Në videot e realizuara gjatë seancës, Vjosa Osmani shihet e ulur tek ulëset e deputetëve të pavarur.

Pranë saj shihet deputeti Korab Sejdiu, kurse prapa janë ulur Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda.

Ajo përgjatë seancave tjera gjithmonë ka qenë e ulur në rreshtin e parë të deputetëve të LDK-së.

Deputetja Osmani kohëve të fundit ka pasur përplasje me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Kjo përplasje kishte ardhur pasi Haziri kishte kritikuar Haxhi Avdylin, armend Zemajn e Vjosa Osmanin për një vizitë në Zubin Potok.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”, kishte shkruar Haziri në Facebook.

Por reagim të ashpër pati nga Vjosa Osmani.

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, i kishte thënë Osamni nënkryetarit të LDK-së.

Ndryshe së fundi Vjosa Osmani ka dalur në protestën e VV-së kundër Thaçit, përkundër vendimit të LDK-së që të mos përkrahet kjo protestë. /Insajderi.com

Video Player

Image result for vjosa osmani Parlament 2018