12:55 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Vjosa Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

“I uroj komunitetit ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj!

Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë ajo.