Vjosa Osmani uron PS-në për fitore në zgjedhje, ka një urim për të gjitha subjektet në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka uruar Partinë Socialiste në Shqipëri për fitore në zgjedhje.
Ajo ka përgëzuar të gjitha partitë për garën zgjedhore, transmeton Indeksonline.
Postimi i saj i plotë:
Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.
Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.?????
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 29, 2021