22:23 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Vjosa Osmani uron yllin Rita Ora për ditëlindjen e saj

Ylli botëror nga Kosova, Rita Ora ka festuar dje ditëlindjen e 30-të, shkruan IndeksOnline.

Shoqëria e Orës e ka befasuar atë më një video ku janë mbledhur të gjithë për ta uruar atë për ditën e lindjes.

Në mesin e tyre ishte edhe u.d presidenta e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e uroj atë duke e ritheksuar se “ndjehemi shumë krenar për ty”.

“Happy birthday superstar”, tha Osmani.

Ndërsa, ylli Rita Ora nën lotë i falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë 30 viteve.

“Ekipi im më befasoi me këtë video për ditëlindjen time këtë javë dhe unë qaja nga gëzimi dhe lumturia !!!! Nuk mund ta besoj se kam qarë kaq shumë lol

Jam shumë mirënjohëse për të gjithë miqtë dhe familjen time për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 30 viteve të fundit të jetës sime !!! Më duhej të shkurtoja të gjithë mesazhet e bukura, por unë jam aq mirënjohës për të gjithë ata që dërguan mesazhet e tyre, ju e dini kush jeni dhe unë kurrë nuk jam ndjerë aq e dashur. Shpresojmë se ne mund të festojmë së bashku një ditë të lumtur dhe të shëndetshëm”, tha ajo./IndeksOnline/