Vjosa Osmani: Vdekja e gazetarit Bedri Sadiku është humbje e madhe

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sadiku me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.
Osmani ka thënë se vdekja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve.
“Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve. Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për të vërtetën! Familjes, ngushëllime. Bedri Sadiku u prehtë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ushtrueses së detyrës së presidentes për familjen Sadriu.
