75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 23 Mars 2021 / A. M.

Vjosa Osmanit pritet t’i shtohet edhe një deputete

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet të shtohet me përfaqësues në Kuvend.

Indeksonline mëson se në radhë për t’u bërë deputete është Gresa Bytyçi.

Kandidatja për deputete nga Lipjani, e cila arriti t’i merrte 5.334 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jetë pjesë e legjislaturës së 8-të.

Mund të jetë një imazh i 3 personave, njerëzve në këmbë, njerëzve të ulur dhe të mbyllur

Futja e saj në Parlament bëhet pas emërimit të ministrave dhe zv.ministrave, të cilët lirojnë vendet. /Indeksonline/