Vladimir Petkovic rikthehet në postin e trajnerit, merr drejtim e kombëtares afrikane

Vladimir Petkovic është rikther në postin e trajnerit.
Ish-selektori i Zvicrës, është zyrtarizuar si trajner i ri i kombëtares së Algjerisë, shkruan IndeksOnline.
Petkovic zëvendëson Djamel Belmadi, i cili u largua në janar pasi dy herë kampionët kontinental Algjeria nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Tekniku boshnjak udhëhoqi Zvicrën në Kupën e Botës 2018 dhe dy finale të Kampionatit Evropian.
AI u largua nga kombëtarja zvicerrane në vitin 2021 dhe u emërua trajner i skuadrës franceze, Bordoux, derisa nga vitit 2022 është i papunë./IndeksOnline/