18:43 / E Martë, 27 Korrik 2021 / A. A

Vladimir Petkoviq emërohet trajner i Bordeaux

Pas 7 vitesh, Vladimir Petkoviq do të rikthehet në detyrë si trajner klubi.

Përzgjedhësi zviceran ka arritur marrëveshje me ekipin francez Bordeaux.

L’Equipe raporton se 57-vjeçari do të udhëheq klubin në ndeshjen kundër Troyes të shtunën.

I lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, Petkoviq ka filluar punën e trajnerit në vitin 1997.

Për më shumë se dy dekada, ai ka punuar me disa ekipe të njohur, Lazio, Young Boys, Sion etj.

Ndërsa nga viti 2014 ka udhëhequr kombëtaren e Zvicrës.

/Indeksonline/