75 Mall Live Search
21:01 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / C E

Vlahovic zhvillon stërvitjen e parë me Juventusin

Dita e dytë si lojtar i Juventusit dhe stërvitja e parë në “Continassa” për Dushan Vlahovic . Sulmuesi serb doli në fushë me bashkëlojtarët e tij të rinj, nën vëzhgimin vigjilent të Missimmiliano Allegrit, në kuadër të ndeshjes në transfertë të Juventusit në Verona të dielën më 6 shkurt, kur pritet edhe debutimi i tij zyrtar në fushë.

Vlahovic doli menjëherë në fushë për të nisur fazën e riaktivizimit pas infektimit me Covid. Në një video të publikuar në rrjetet sociale të klubit, qendërsulmuesi serb është fotografuar me fanellën e Juventusit.

Në dyqanin zyrtar të “Allianz Stadium”, nga ana tjetër fanella e Vlahovic po bën namin, ku është edhe uniforma më e shitur e ditës, ku kujtojmë se serbi do të mbajë numrin 7, numër që më parë te Juventusi e ka mbajture ylli portugez, Cristiano Ronaldo.