75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / LB

Vlera e koeficientit- Shpopullon Kosovën

Shkruan: Faton Thaçi

Vlera e koeficientit 105€, ose 40% e vlerës së pagës minimale është pagë e pa dinjitetshme!

Ligji i ri i pagave me këtë vlerë të koeficientit do rritë shpopullimin, largimin e qytetarëve e në veçanti kuadrove profesionale nga institucionet më kredibile për Shtetin siç janë: Policia; FSK; Drejtësi; Shëndetësi; Dogana; ATK; administratë dhe sektorëve tjerë Publik.

Largimi i punëtorëve nga detyra e Policisë; FSK; punëtorëve shëndetësor; të Drejtësisë për shkak të pagave është problem kombëtar, me ligjin e ri të pagave duhet siguruar jetë të dinjitetshme në Kosovë, në të kundërtën Shteti në tregun e punës do ballafaqohet me deficite të larta të kuadrove profesionale dhe punëtorëve.

Me një gjendje të rënduar ekonomike, me një normë inflacioni mbi 12%, çmime të larta të produkteve esenciale, më shportë mujore familjare mbi 774€, me rritje të tatimit në pronë, kjo vlerë e koeficientit ulë pagat në sektorin publik, rritë varfërinë koston për jetesë, ulë mirëqenien sociale dhe degradon dinjitetin e nënpunësve publik të Shëndetësisë, të Arsimit, të Administratës, të Drejtësisë; të sigurisë kombëtare përfshirë këtu Drejtësinë; Policinë; FSK; Zjarrfikësit dhe sektorëve tjerë publik.

Për njoftimin tuaj:

Deri në vitin fiskal 2020 Qeveritë e kaluar me prioritet janë përkujdesur për mirëqenien sociale të nënpunësve civil, duke ndarë fondin prej 30% nga Buxheti i përgjithshëm për kategorinë ekonomike “Paga dhe Mëditje, ndërsa aktualisht bazuar në Ligjin Nr. 08/L-193

Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 është 3 miliardë e 212 milionë euro, prej tyre Qeveria aktuale ka ndarë 745 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, ose 23% nga Buxheti i përgjithshëm.

Me respekt!

F.Th.