16:21 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vlera e kredive të garantuara arrin në 50 milionë euro

Në fund të javës së kaluar vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere ka arritur vlerën 50 milionë euro, ndërsa vlera e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur në 24.3 milionë euro shpërndarë ne 1,363 kredi.

“Një rezultat i tillë i përcjellur me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zingjirin e zhvillimit ekonomik.”, thuhet në një komunikatë nga Fondi Kosovar  për Garanci Kreditore.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë disa nga më kryesore.