Vlera e skuadrave, futbolli parakalon basketbollin amerikan
Barcelona, Reali i Madridit apo Juventusi janë skuadrat më të pasura se çdo skuadër e NBA sa i përket vlerës së lojtarëve. Sipas llogaritjeve të “Sporting Intelligence”, vlera mesatare e një futbollisti katalanas – Barcelona mban vendin e parë në këtë renditje – është 11,5 milionë euro.
Në vendin e dytë vijnë madrilenët me vlerën e lojtarëve që arrin mesatarisht 10,4 milionë euro. Juventusi mbyll podiumin me një mesatare prej 9,4 milionë eurosh për një futbollist, ndërsa sezonin e kaluar Zonja Vjetër mbante vendin e nëntë.
Pas këtyre klubeve renditen 7 skuadra të NBA. Kryeson Portlandi me 9,3 milionë euro, ndjekur më tej nga Golden State, Orlando Magicu, Oklahoma apo Denver Nuggets.