22:39 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Vlerësimi i nënkryetarit të AAK-së: Mogherinit i ka rënë vlera

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së  Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.

Duke folur të mërkurën në “Debat” te RTK ai ka theksuar se ideja e ndryshmit të kufijve çon në luftë. .   

“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin. Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi.