Vlerësimi i situatës dhe masat anti-COVID për fund vit, Zemaj flet me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB ka njoftuar se në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kanë bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecet tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.
“Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.
Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë.
Ftoj qytetarët, të jenë të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe të zbatojnë masat anti Covid.
Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet”, shkruan Zemaj.
Në fund ai thotë se bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jenë në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fund vit./Indeksonline