Vlerësimi i Viola von Vramon për zgjedhjet në Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar procesin zgjedhor të 3 prillit në Serbi.
Cramon përmes një postimi në Tëitter, i ka vlerësuar zgjedhjet në Serbi si jo të lira dhe të drejta.
“Zgjedhjet Serbe demonstruan zhvillime pozitive, pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të etur për të marrë pjesë. Serbia do të ketë sërish një parlament pluralist dhe të larmishëm. Megjithatë, zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira dhe të drejta”, ka shkruar ajo.