Vlerësohet lartë puna e Policisë së Trafikut Rrugor në nivel të Kosovës!

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes vizitoi objektin e Trafikut Rajonal të Prishtinës në Fushë Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm Drejtori Rajonal për Prishtinë, Basri Shabani, Drejtori i Divizionit të Trafikut rrugor në nivel të Kosovës, Jeton Rexhepi, Komandanti i stacionit-Fushë Kosovë, Bekim Zogiani dhe Shefi i Njesisë së Trafikut- F.Kosovë, Sylejman Halili.
Gjatë vizitës, nga afër u treguan angazhimet e larta dhe profesionalizëm në menaxhimin e trafikut dhe sigurisë së qytetarëve.


Temë diskutimi ishin edhe kushtet e punës dhe infrastruktura e objektit si dhe sfidat e punës, të cilat mundohen t’i përballojnë me profesionalizëm.
U njoftuan edhe me inovacionin dhe aftësitë e tyre të përparuara, që vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e standarteve për shërbimin e trafikut në rajon.
“Në emër të komisiont u falenderuan për mikpritjen dhe për punën e vazhdueshme që e bëjnë për të siguruar qytetarët dhe rrugët tona. Kryetari i Komisionit thekson se, si Komision, vazhdojmë të jemi në krahun e tyre për të forcuar kapacitetet dhe efikasitetin e shërbimit të trafikut”. /Indeksonline/
